Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Efiçenca e energjisë në ndërtim, Shqipëria hendek 40%

Shqipëria ka një hendek 40 për qind të eficencës së energjisë në ndërtesa kur bëhet balanca mes projektit të parashikuar për ndërtim dhe kërkesave rregullatore. Kombet e Bashkuara publikuan një raport për vendet anëtare ku analizuan të dhënat mbi përdorimin e kodeve të energjisë në ndërtim, ekzistencën e skemave të inspektimit, masat nxitëse apo penalizuese në funksion të përmirësimit dhe parandalimit.  Sipas të dhënave Shqipëria bën pjesë tek vendet që ka parashikuar disa element në Planin e Veprimit por në praktikë mbetet me progres të ulët.

“Mbylla e hendekut të performancës së energjisë mes ndërtimit faktik dhe kërkesave rregullatore ka gjasa që të bëhet një çështje e rëndësishme në dekadën tjetër nëse vendet do të vendosin objektiva konkrete për klimën dhe  mjedisin duke përfshirë edhe ndërtesat. Shqipëria sipas anketës ka një hendek me 30-40 për qind në këtë aspekt.

Vendi nuk ka depozita ligjore lidhur me nxitjet e mundshme në funksion të përmirësimit dhe përmbushjes së standardeve kur ndërtohet sipas kodeve të energjisë.  Edhe pse shumica e vendeve kanë skema inspektimi për bolierët dhe sistemet e kondicionimit mbledhja e të dhënave për numrin e inspektimeve të kryera që bëhet nga çdo vend është ende i ulët” thuhet në raport.

Një ndër pikat e dobëta është ajo për materialet e ndërtimit që përdoren ku vendi ynë nga tre pikë të mundshme në matje ka marrë vetëm një.

“Disa vende tregojnë një nivel të ulët zbatimi për kërkesat e përdorimit të materialeve dhe produkteve me efiçencë energjie. Shqipëria dhë Maqedonia tregojnë një nivel relativisht të ulët zbatimi në këtë komponent.  Kodet e ndërtimit të energjisë nuk përfshijnë ndërtimet e reja dhe ekzistuese jorezidenciale.

Standardet për zbatimin e kodit të energjisë në ndërtim nuk kanë incentiva specifike dhe nuk e integrojnë zbatimin me refuzimin e shitjeve apo kufizim në dhënien e lejes së ndërtimit. I vetmi instrument është ai i vendosjes së gjobave kur nuk përmbushen disa standarde” vlerëson raporti.

Revista Monitor,  04.06.2018