Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama jep lajmin e mirë: Është zbuluar sasia më e madhe e naftës dhe gazit me cilësi shumë të mirë

Kryeministri Edi Rama thotë se kompania amerikane SHELL ka zbuluar sasinë më të madhe të naftës dhe gazit në Shqipëri.

Nga qyteti i Cërrikut, Rama bëri thirrje për përgatitjen e rinisë në fushën e hidrokarbureve, pasi kompania do të ketë nevojë për shumë specialistë.

Sipas Ramës, nafta e zbuluar është e cilësisë së lartë, e pazakontë për Shqipërinë, ndërsa tha se problemi i vetëm është thellësia e madhe ku ndodhen depozitat natyrore.

“Kompania Shell ka gjetur një sasi e madhe nafte dhe gazi, më e madhja e zbuluar në vendin tonë, dhe me një cilësi shumë të mirë, që nuk është karakteristike për vendin tonë.

Gjithçka është te komercializimi, nëse nafta do të dalë në treg, apo nëse do jetë shumë e kushtueshme dhe do mbetet poshtë, sepse është shumë thellë”, u shpreh kryeministri Rama.

Gazeta Tema,  25.05.2018