Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Objektivi për energjinë e rinovueshme, 38% deri në 2020

Shqipëria sëbashku me disa vende të tjera në rajon por jo vetëm ka gjasa të dështojnë në arritjen e objektivit të vendosur për vitin 2020 për energjinë nga burimet e rinovushme. Ato që kanë shanse të mira për të kapur këtë target janë Bosnjë-Hercegovina, Moldavia dhe Mali i Zi. Është ky konstatim i që ka bërë  Sekretariati i Kominitetit të Energjisë në raportin që iu dorëzua Këshillit të Ministrave të BE mbi progresin e bërë në promovimin e energjisë nga burimet e rinovueshme në rajonin që mbulon ky institucion.

Shqipëria është minus  0.7 për qind nga plani i vitit 2013-2014 ndëkrohë që nga targeti i vitit 2020 që është 38 për qind devijimi është 5.4 për qind. Raporti pohon se pritet të ketë një rritje në terma absolutë të energjisë nga burimet e rinovueshme por risku për të mos arritur objektivat mbetet domethënës.

“Rezultatet sugjerojnë se tre vende Bosnja, Moldavia dhe Mali i Zi pritet që të arrijnë targetin që ju është dhënë për 2020 me masat e ndërmarra dhe ato të planifikuara-nëse kërkesa për energjinë do të jetë ashtu siç është planfikuar me kërkesë të ulët (duke e alternatuar këtë edhe me masat për eficencën e energjisë_Pavarësisht rritjes në terma amsolute, Shqipëria, kosova, Maqedonia, Serbia dhe Ukrania do të dështonin në arritjen e targetit të 2020” thuhet në raport.

Raporti merr në analizë edhe politikat incentivuese për sektorin duke vlerësuar pozitivisht disa nisma të marra nga qeveria duke u ndalur tek “one stop shop” për licencat,  apo plotësimin e kuadrit me të gjitha aspektet qoftë ato të çmimit .

“Shqipëria ka adoptuar një ligj të ri për prompovimin e burimeve të energjisë së rinovueshme duke transpozuar kërkresat sipas udhëzimeve të Ndihmës Shtetërore për prezantimin e procesit konkurrues në dhënien e ndihmës për integrimin e energjisë së rinovueshme në treg. Ligji mundëson ndihmën në formën e kontrateve ku pagesa bëhet për diferencat e paguara lidhur me çmimin më të lartë të energjisë të shitur në treg. Por kuadri i ri gjithsesi do të implementohet pas vitit 2020” thuhet në raport.

Në Shqipëri gjithashtu mbetet pezull pjesa ligjore që lidhet me garancitë e origjinës. Lidhur me këtë pjesë Shqipëria në ndryshim nga pjesa më e madhe e vendeve nuk ka të përfshirë parimin e reciprocitetit.

Revista Monitor,  24.05.2018