Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rezerva e naftës në SHBA rritet me 4.9 milionë fuçi

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie, duke u tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në 3 vite e gjysëm. Rritja e rezervave të naftës në SHBA ka eklipsuar uljen e prodhimit nga OPEC dhe sanksionet ndaj Iranit.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77.9 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet të rreth 71.1 dollarë për fuçi. Por, pavarësisht rënies, të dy bençmarkët kryesorë vijojnë të tregtohen pranë nivelit më të lartë që nga nëntori i vitit 2014.

Në anën tjetër, ka disa shenja nga tregu fizik, që mund ti detyrojë investitorët të bëjnë një pauzë. Ka, gjithashtu, shenja se prodhimi do të rritet, sidomos nga kompanitë gjigante, si ExxonMobil, Royal Dutch Shell, Chevron, BP dhe Total.

Referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, që është një institucion privat, rezervat u rritën me 4.9 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, në totalin e 435.6 milionë fuçive.

Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat zyrtare të Administratës për Informimin mbi Energjinë, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

Pavarësisht rënies, kushtet e tregut vazhdojnë të jenë të mira, pasi kërkesa është e fortë ndërsa OPEC dhe Rusia vijojnë me marrëveshjen për uljen e prodhimit me 1.8 milionë fuçi në ditë.

Scan Tv,  18.05.2018