Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Modeli Y i Teslas, revolucion prodhimi

Automjeti i ardhshëm elektrik i Tesla-s, Modeli Y, do të jetë një “revolucion prodhimi”, është shprehur kështu Elon Musk.

Ai gjithashtu tha se Tesla ende nuk ka kryer shpenzime kapitale në modelin Y, por po shpenzon para në krijimin e dizajnit.

Ndikimi i vërtetë i automjetit do të jetë në procesin e prodhimit, ku Musk thotë se dëshiron të shmangë vështirësitë që aktualisht po përjeton me prodhimin e modelit 3.

“Unë mendoj se modeli Y do të jetë një revolucion prodhimi,” tha ai, duke shtuar se modeli Y do të jetë “i pabesueshëm nga pikëpamja prodhuese”.

Musk dëshiron të automatizojë procesin e prodhimit dhe ka thënë se ka në plan të fusë më shumë robotë në linjën e prodhimit të Tesla.

Ai gjithashtu tha se modeli Y do të ndërtohet në një arkitekturë të ngjashme me Modelin 3 të lëshuar së fundmi, në një përpjekje për ta nxjerrë makinën më shpejt në treg.

Pavarësisht një raporti i cili tregonte se prodhimi Model Y do të fillojë këtë vit, Musk tha se nuk do të nisë deri në fillim të 2020.

Një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet modeli Y është mungesa e hapësirës. Fabrika e Fremonit në Tesla është mjaft e ngarkuar kështu që Modeli Y do të duhet të ndërtohet diku tjetër.

Scan Tv,  07.05.2018