Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Gulf Oil International”: Kemi ndërprerë marrëdhëniet me kompaninë shqiptare

Me anë të një emaili dërguar redaksisë sëShqiptarja.com, të enjten në darkë, kompania shumëkombëshe “Gulf Oil International” nëpërmjet zv/presidentit Frank Rutten bën të ditur se ajo ka ndërprerë kontratën me “Sun Petroleum Albania” Sh.p.k, duke qenë se kjo e fundit nuk ka paguat tarifat për licencën sipas kontratës dypalëshe.

“Na vjen keq që ka ndodhur një situatë e tillë, por është e rëndësishme të kuptohet se “Sun Petroleum Albania” sh.p.k është një kompani e pavarur nga ne, me të cilën “Gulf Oil International” kishte arritur një marrëveshje duke i dhënë licencë, për të operuar, në pikat e shitjes me pakicë, nën logon e “Gulf”.

“Gulf Oil International Ltd”, licencon shumë kompani të tjera të pavarura kudo në botë për të përdorur logon e saj në një vend të caktuar, duke furnizuar pikat e shitjes me pakicë. “Gulf Oil International”, i bën të gjitha përpjekjet për të siguruar se asnjë licencë nuk do të përdoret nga asnjëra palë pa respektuar krejtësisht atë për çka është rënë dakord.

Emaili i Gulf International për Shqiptarja.com

Në të vërtetë, gjatë kohës që ka përdorur licencën, “Sun Petroleum Albania”, karburanti i shitur nën logon “Gulf”, më parë kishte fituar një reputacion të mirë në Shqipëri, sa i përket cilësisë së produktit dhe të shërbimit.

Dhe kështu në vitin 2016, kompania e licencuar, kishte arritur të hapë edhe terminalin e saj me shumicë, që mund ta ndihmonte atë që të zgjeronte biznesin e vet më tej. Por megjithatë, nga ndonjëherë, rrethanat e tregtisë ndryshojnë, disa herë në mënyrë edhe të riparueshme, siç duket se ka ndodhur edhe këtë herë.

Ne jemi informuar se kompania ka shitur një numër të madh tollonash karburanti të parapaguara, për të cilët klientët nuk po rimbursohen. Në vetvete ky verim nuk është miratuar aspak më parë nga “Gulf Oil International”. Ndërkohë që po zhvillohen hetime në Shqipëri dhe ende situata nuk është 100% e qartë, “Gulf Oil International”, hëpërhë nuk mund të bëjë asnjë koment, megjithatë do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur markën tonë.

Mendojmë se është po aq e rëndësishme të deklarohet se modeli i përdorur nga “Gulf” me bashkëpunimin me kompani të treta, zhvillohet në mënyrë të suksesshme në më shumë se 25 vend të tjera rreth botës dhe situata që ka ndodhur në Shqipëri ka të bëjë vetëm me licencën në këtë vend dhe në asnjë tjetër”.

Shqiptarja.com  04.05.2018