Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sarandë, rahabilitim i shkallareve dhe rrjetit elektrike

Shkallaret e Sarandës po i nënshtrohen rehabilitimit në kuadër të projektit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik”. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, zbatues i këtij projekti, po rikonstruktohen nga e para katër arteriet komunikuese që formojnë një sipërfaqe prej 5 200 m², duke kombinuar gurin e bardhë me qeramikën.

Shkallaret janë objekti i parë në të cilin ka nisur puna për rikonstruksionin e tyre në dhjetor të vitit 2017 si pjesë e programit të investimeve prej 13 milionë eurosh që do të zbatohen në Bashkinë e Sarandës, të financuara nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore. Gjithashtu, pjesë e punimeve janë edhe ndërhyrjet në rrjetin elektrik, sistemimi i kanalizimeve, arredimi urban dhe gjelbërimi.

Ndërkohë, FSHZH njofton se gjatë muajve të ardhshëm do të bëhet edhe Rigjenerimi Urban i Shëtitores “Naim Frashëri, që parashikon edhe rehabilitimin e një sipërfaqeje prej 12 700 m².

Punimet janë inspektuar pak muaj më parë edhe nga një ekip i Bankës Botërore, kryesuar drejtoresha e projektit, Paula Retrpo Cadavid. Gjatë inspektimit, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i FSHZH-së, Erik Qirjaqi, deklaroi se zbatimi i projektit do të përfundojë para afatit në mënyrë që të mos pengojë nisjen e sezonit turistik 2018.

Projekti i shkallareve të Sarandës është pjesë e programit të Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare, me vlerë të përgjithshme 70 mijë dollarë, të destinuara për zhvillimin e integruar të turizmit.

Scan TV,  03.02.2018