Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zhvendosja e banorëve, KEK nuk zbaton marrëveshjen

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ajet Berisha, ka folur për procesin e zhvendosjes së banorëve të Hadës, punësimet në komunë, ndotjen e ambientit dhe investimin e FFK-së në kompleksin sportiv në Obiliq.

Berisha fillimisht tha, procesi i zhvendosjes së banorëve të fshatit Hade para së gjithash është problem me të cilin merret Qeveria dhe KEK-u. Ndonëse qeveri Haradinaj, thotë ai, ka marr disa hapa në drejtimin e zgjedhjes së problemeve me zhvendosjen e banorëve, KEK-u së fundi nuk po i kryen detyrat e veta, sipas marrëveshjes së arritur me Qeverinë dhe banorët e Hades.

Fshati Hade, sipas Berishës po ballafaqohet me shumë probleme rreth zhvendosjes së banorëve. Kryeministri i Qeverisë, thotë ai e ka marr shumë seriozisht këtë problem dhe besoj se do të gjej zgjidhje, për të cilin KEK-u nuk po e kryen detyrën dhe po i ik marrëveshjes së arritur me qeverinë, për zhvendosjen e tërësishme të banorëve të fshatit Hade.

“Qeveria duhet të mos lëshojë pe nga qëndrimet e veta tashmë të miratuara me KEK-un”, tha Berisha në emisionin e mëngjesit të RTK-së. Ai pohon se në Hade tash e një kohe të gjatë nuk është investua me arsyen se do të bëhet zhvendosje e banorëve.

Berisha foli edhe për problemin rreth punësimit e nga një anëtari të familjes së zhvendosur, sipas marrëveshjes së arritur. “Tani po thuhet se një punësim i tillë nuk mund të bëhet sepse shkelet ligji për punësimin pa konkurs”, tha ai.

Ndotja e ambientit që vinë nga veprimi i KEK-ut janë të mëdha, dhe shtrihen edhe në disa komuna tjera. Ne si komunë po mundohemi të bëjmë atë që është e mundur dhe tani në bashkëpunim me KEK-un kemi hartimin për ngritjen e disa parqeve.

Berisha foli edhe për investim që do të bëhen nga ana e FFK-së, në kompleksin sportiv në Obiliq.

Telegrafi,  02.05.2018