Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien rezervat e naftës në SHBA

Çmimet e naftës po publikojnë fitime edhe në sesionin e sotëm, duke prekur njëkohësisht nivelin më të lartë që nga viti 2014, për shkak të rënies surprizë të rezervave të naftës në SHBA.

Ndërkohë, një zyrtar i Arabisë Saudite deklaroi për Reuters se, vendi synon të rrisë më tej çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74.4 dollarë për fuçi, rreth 27 dollarë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 69.1 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga 2 dhjetori i vitit 2014. Analistët shprehen se, arsyet kryesore të rritjes së çmimeve janë: rënia e rezervave në SHBA dhe deklarata e Arabisë Saudite, që synon çmime prej 100 dollarë për fuçi.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe disa prodhues të tjerë, me në krye Rusinë, filluan në vitin 2017 marrëveshjen për uljen e prodhimit me 1.8 milionë fuçi në ditë, që do të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti. Por, në kohët e fundit ka pasur spekulime se, kjo marrëveshje do të shtyhet edhe në vitin 2019.

OPEC dhe prodhuesit e tjerë do të takohen më 22 qershor për të përcaktuar politikat e naftës.

Përsa i përket të dhënave, Administrata amerikane për Informimin mbi Energjinë deklaroi se rezervat tregtare ranë me 1.1 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 13 prill, në totalin e 427.57 milionë fuçive, pranë mesatares 5-vjeçare prej 420 milionë fuçi.

Scan TV,  19.04.2018