Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hapet rruga e parë në botë dedikuar ngarkimit të makinave elektrike

Rruga e parë e elektrizuar që rimbush bateritë e makinave dhe kamionëve është hapur në Suedi.

Rreth 2 km hekurudhë elektrike është ngulur në një rrugë publike pranë Stockholmit, por agjensia e rrugëve ka hartuar tashmë një hartë kombëtare për zgjerimin e ardhshëm.

Objektivi I Suedisë për arritjen e pavarësisë nga karburantet fosile deri në vitin 2030 kërkon një reduktim prej 70 për qind në sektorin e transportit.

Teknologjia që qëndron pas elektrizimit të rrugës që lidh aeroportin e Stokholmit Arlanda në një vend logjistikash jashtë kryeqytetit synon të zgjidhë problemet e mprehta të mbajtjes së automjeteve elektrike dhe prodhimin e baterive të tyre të përballueshme.

Scan Tv15.04.2018