Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, masterplan për rrjetin e shpërndarjes në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka vendosur që të kontraktojë një kompani e cila do të hartojë studimin e fizibilitetit për rrjetin energjetik të Tiranës. Studimi do të finalizohet me një masterplan, që do të parashikoje edhe zonat se ku duhet të përqendrohen investimet deri në vitin 2030 duke identifikuar paraprakisht nevojat që ka kryeqyteti. Kryesisht investimet do të synojnë zhvillimin e nënstacioneve të tensionit të lartë dhe atij të mesëm të sistemit të shpërndarjes.

Në argumentin e OSHEE për nevojën e masterplanit vihet theksi tek fakti I dinamikës që ka pasur zgjerimi i Tiranës, duke nisur nga rritja e vazhdueshme e numrit të popullsisë tek investimet në sektorin komercial, qendra tregtare, hotele, apo edhe në industri. Të gjitha këto kanë rritur edhe nevojën për më shumë investime në rrjetin e shpërndarjes për të përballuar ngarkesën.

“Këta faktorë kanë bërë që ritmet e rritjes së kërkesës për energji elektrike për qytetin e Tiranës dhe zonën periferike të jenë mjaft të larta. Është e qartë që për ti paraprirë nevojave për  furnizimin me energji elektrike të qytetit të Tiranës dhe periferisë së tij, duhet zhvilluar një infrastrukturë elektrike e përshtatshme, që të garantojë një shërbim cilësor kundrejt konsumatorëve aktuale dhe  njëkohësisht të jetë në përputhje me zhvillimet e pritshme afatgjata të qytetit dhe zonës periferike të tij “thuhet në dokumentet e OSHEE.

Studimi do të analizojë gjendjen aktuale të rrjetit të shpërndarjes në kryeqytet dhe do të dalë në fund edhe me një kosto paraprake për investimet e mundshme që duhet të kryhen në kryeqytet. Po kështu i njëjti dokument do të parashikojë edhe impaktet mjedisore dhe socialë të këtyre ndërhyrjeve.

Objektivi i studimit të fizibilitetit

OSHEE ka nënvizuar se janë disa objektiva që do të përmbushen përmes masterplanit deri në vitin 2030.

Ku së pari  ri-konfigurimi i rrjetit shpërndarës 35 kV nëpërmjet eliminimit të një pjese të tij dhe nënstacioneve respektive, si dhe fuqizimet për pjesët e mbetura. Së dyti  reduktimi gradual i rrjetit 6 kV dhe 10 kV.  Së treti ndërtimi i  nënstacioneve të rinj 110/TM kV dhe kabinave elektrike të tensionit të mesëm. Së katërti ndërtimi I fiderave të rinj të tensionit të mesëm 20 kilovolt dhe rikonfigurimi i strukturës së rrjetit kabllor 20 kilovolt për rezervim të dyanshëm.

Revista Monitor,  10.04.2018