Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria, 9.65 milionë euro për efiçencën e energjisë

Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë tre marrveshje të cilat i japin asaj 9.65 milionë euro për t’i përdorur në dy programe të ndryshme. E para është marrveshja me bankën gjermane KfW lidhur me eficencën e energjisë dhe që ka në fokus programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës. Ky nuk është një projekt i ri pasi banka gjermane ka vite që asiston qeverinë me financime që kanë në thelb parimin e eficencës.

Marrëveshja e parë me këtë bankë e miratuar në mbledhjen e fundit i jep qeverisë një grant 4.5 milionë euro pikërisht për t’u përdorur për rritjen e eficencës së energjisë në godinat e konvikteve. Po kështu një marrveshje shtesë që shkon në të njëjtën logjikë jep një grant të qeverisë gjermane po përmes bankës gjermane në një vlerë 155 mijë euro.

Marrëveshja e tretë është ajo lidhur me aftësimin professional përmes inovacionit. Marrëveshja lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., synon mbështetjen për programin e arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit, me një hua të butë, në shumën 5 pesë milionë euro.

Revista Monitor,  05.04.2018