Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Importet e naftës u rritën në janar, shkak mbyllja e ARMOs

Importet mujore të naftës në janar të këtij viti shënuan një rritje në rekorde historike, duke arritur në 38,547 tonë. Sipas të dhënave, kjo sasi është 76 për qind më e lartë se e janarit 2017 dhe me e larta e shënuar ndonjëherë në janar.
Burimet nga tregu pohojnë se, importet e larta të naftës lidhen me mbylljen aktivitetit të rafinerisë së përpunimit të naftës vendase ARMO. Rafineria nuk është në punë që prej muajit nëntor të vitit të kaluar. Nafta e përpunuar në vend zë mesatarisht 30 për qind të tregut në vend.
Sipas të dhënave, për 11 mujorin e vitit 2017, sasia e naftës e përpunuar nga ARMO dhe e hedhur në treg ka qenë 156 mijë tonë (184 milionë litra, në bazë të dendësisë 1 ton = 1,180 litra).
Rritja e ndjeshme e prodhimit, ka bërë që ARMO të zërë 30% të tregut të furnizimit me karburant në vend për periudhën janar-nëntor (për të njëjtën periudhë importet ishin 357 mijë tonë, me një rënie prej 23% me bazë vjetore).
Burimet nga tregu pohojnë se importet po plotësojnë hendekun e krijuar në treg nga ARMO. Mirëpo rritja e importeve me 76 % është shumë më e madhe se, boshllëku që la ARMO në treg. Por burimet nga tregu pohojnë se importet varet nga porosia e ngarkesave dhe se importet nuk lidhen me rritjen e konsumit specifikisht ne muajin janar.
Vitin e kaluar importet e naftës ishin rreth 400 mijë tonë, 21 për qind më të ulta se në vitin 2016.
Nafta është kontributori më i madh i të ardhurave në buxhet pasi në këtë produkt vilen së bashku, akciza, taksa e qarkullimit ajo e karbonit dhe mbi të gjitha këto vilet edhe TVSH-ja.

Revista Monitor,  30.03.2018