Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrokarburet, produktet që importojmë më shumë

Produktet hidrokarbure dhe të gjitha derivatët e tyre janë të parët në listën e importeve në vendin tonë. Gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri hynë produkte në kategorinë e lëndëve djegëse minerale prej 61.7 miliardë lekësh, çka përkthehet në rreth 470 milionë euro. Këto importe zënë 9% të totalit të importeve në vendin tonë në vlerë. Në vend të dytë të listës së produkteve me më shumë vlerë importi në vend renditen reaktorët nuklearë, bolierët dhe makineritë e pajisjet mekanike me plot 47.9 miliardë lekë, ose rreth 370 milionë euro.

Në vend të tretë kemi sërish produkte të industrisë së rëndë dhe që karakterizohen nga një vlerë nominale relativisht e lartë, makineritë dhe pajisjet elektrike me 42.8 miliardë lekë, ose 330 milionë euro. Vendin e katërt e zënë mjetet e transportit të ndryshëm nga vagonat. Këto të fundit përfaqësohen me 42.7 miliardë lekë në “tortën” e importeve në vendin tonë për vitin 2017, ose 328 milionë euro.

Në vend të pestë të listës renditen produktet e plastikës, me 24.8 miliardë lekë importe në një vit, ose 190 milionë euro. Me një diferencë mjaft të vogël ndjekin produktet farmaceutike. Pesë të parat e listës zënë 36% të totalit të importeve të Shqipërisë në vlerë në një vit. Në vend të fundit listës së produkteve të importuara në vend ndërkohë renditen veprat e artit, me vetëm 4.5 milionë lekë importeve përgjatë 2017-ës.

Scan Tv,  28.03.2018