Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, Kina lëshon benchmarkun e saj

Kina ka prezantuar kontratat future të naftës, të parat në historinë e saj, ndërkohë që vendi që është edhe blerësi më i madh i naftës në botë kërkon të rivalizojë dy benchmarkët kryesore, atë Brent të Londrës dhe atë Bruto amerikane. Praktikisht, Kina ka lëshuar në treg një të tretë.

Kontratat e naftës të denominuara në yuan u tregtuan me 429.9 yuan, ose 87.78 dollarë  në bursën e Shanghait.

Ky projekt është në planet e Kinës që prej vitit 1993 dhe ndër vite është shtyrë për shkak të pengesave të ndryshme. Bëhet fjalë për kontrata e Shtatorit, të cilat kanë filluar tregtimin.

Të njëjtat kontrata për naftën brent tregohen me 68.29 dollarë dhe për atë bruto në 64 dollarë. Tregtimi i kontratave future mund ti japë Kinës më shumë kontroll mbi çmimin, por nga ana tjetër mund të nxisë përdorimin e yuanit si një monedhë globale, vetëm një vit pasi FMN e futi në shportën e valutave të saj. Ky është një objektiv i kahershëm i Pekinit zyrtar.

Qëllimi i Kinës është i qartë, të kthejë benchmarkkun e vet në një benchmark ndërkombëtar të tregtimit të naftës.

Scan Tv, 27.03.2018