Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, ndikon rritja e aktivitetit në Kinë

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave që treguan një rritje të aktivitetin në fabrikat e Kinës, që inkurajuan investitorët të blejnë lëndët e para industriale, si nafta dhe bakri. Por, në anën tjetër, rritja e çmimeve po kufizohet nga rritja e prodhimit në SHBA.

Kina raportoi një rritje prej 7.2% të prodhimit industrial, në nivel vjetor, gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 64.9 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tretohet në rreth 61 dollarë për fuçi.

Kina është importuesi më i madh në botë i lëndëve të para dhe tregu më i madh i automjeteve në botë. Për këtë arsye, të dhënat që publikohen kanë ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e lëndëve të para. Ndërkohë, prodhimi i naftës në Kinë ra me 1.9%, gjatë janarit dhe shkurtit, në një mesatare prej 3.77 milionë fuçi në ditë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prodhimi parashikohet të rritet në mbi 11 milionë fuçi, në tremujorin e katërt të këtij viti. Për sa i përket të dhënave të Institutit Amerikan të naftës, rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 1.2 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 9 mars, në totalin e 428 milionë fuçive.

Scan Tv,  15.03.2018