Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tashmë mbi 100 qytete bazohen në burimet e ripërtëritshme

Sipas të dhënave të CDP, organizatë jo fitimprurëse, mbi 100 qytete marrin të paktën 70 për qind të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. I njëjti burim thotë se  më shumë se 40 qytete – duke përfshirë Reykjavik, Islandë dhe Basel, Zvicër – përdorin 100 për qind të energjisë së rinovueshme.

Qytetet që marrin të paktën 70 për qind të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme përfshijnë Seattle (Washington), Oslo (Norvegji), Vancouver (Kanada) dhe Nairobi (Kenia). CDP tha se lista e saj e vitit 2018 ishte më shumë se dyfishi i 40 qyteteve që raportuan se po përdornin të paktën 70 për qind energji të pastër në 2015.

“Qytetet janë përgjegjëse për 70 për qind të emetimeve të CO2 (dioksidi i karbonit) të lidhura me energjinë” tha Kyra Appleby, drejtore e CDP-së.

“Të dhënat tona tregojnë shumë angazhim dhe ambicie,” shtoi Appleby . “Qytetet jo vetëm që duan të kalojnë në energji të rinovueshme, por, ç ‘është më e rëndësishmja, ato munden. Ne u bëjmë thirrje të gjitha qyteteve që të punojmë së bashku për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit dhe t’i japim përparësi zhvillimit të strategjive ambicioze të prokurimit të energjisë së rinovueshme. Koha për të vepruar është tani. “

CDP tha se 275 qytete tani po përdorin hidrocentrale, ndërsa 189 qytete prodhojnë energji elektrike nga era dhe 184 po përdorin panele diellore.

Reykjavik, tha CDP, përfiton të gjithë energjinë elektrike nga hidrocentralet dhe energjia gjeotermale, ndërsa Burlington, Vermont, e merr këtë energji nga era, uji, dielli dhe biomasa.

“Ne kemi parë që energjia e ripërtëritshme nxit ekonominë tonë lokale dhe krijon një vend më të shëndetshëm për të punuar, jetuar dhe rritur një familje”, tha kryebashkiaku i Burlington, Miro Weinberger.Ne inkurajojmë qytete të tjera anembanë globit të ndjekin rrugën tonë inovative ndërsa të gjithë punojmë drejt një të ardhme më të qëndrueshme energjitike dhe një mjedisi më të pastër”.

CDP, i njohur më parë si Projekti për Shpalosjen e Karbonit, ka informacion mbi energjinë për më shumë se 570 qytete në të gjithë botën.

Scan Tv,  28.02.2018