Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Venezuela lançon kriptovalutën Petro

Pasi Venezuela lëshoi kriptovalutën Petro, në ditën e parë në të janë investuar 735 milionë dollarë.

Këtë informacion në televizionin shtetëror e konfirmoi Presidenti Nicolas Maduro, përcjell Telegrafi.

Kriptovaluta e cila mbështetet në naftë, gaz natyror dhe burime minerale, sipas Maduros, duhet të paraqes zgjidhje për problemet ekonomike në vend.

Duke rikujtuar sanksionet të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA i vendosën ndaj Venezuelës, Maduro theksoi se “Petro do të jetë kriptovaluta i cili i nevojitet Venezuelës kundër Supermenit (SHBA)”.

Ai tha se Venezuela është vendi i parë në botë që lëshoi kripotvalutën e saj dhe paraqet hap të madh në shekullin e XXI-të.

Kriptovaluta Petro dje filloi të shitet me çmimin referues prej 60 dollarë.

Telegrafi,  23.02.2018