Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Petro, kriptovaluta që mbështetet në rezervat e naftës

Kriptovaluta e Venezuelës pritet të tërheqë investime nga Turqia, Katari Shtetet e Bashkuara dhe Europa, sipas rregullatorit të monedhave në vend.

Manuali i blerjes dhe tregtimit të monedhës së quajtur Petro do të jetë së shpejtë i disponueshëm dhe do të nisë shitja paraprake e kriptovalutës, me 82.4 milionë njësi.

Presidenti Nicolas Maduro ka deklaruar më herët se vlera e të gjithë emetimit pre 100 milionë monedhave do të arrijë në mbi 6 miliardë dollarë.

Kriptovaluta që do të mbështetet nga rezevat e naftës të vendit, synon të nisë një epokë të re ekonomike për vendin. Qeveria e Maduros argumenton se petro do të ndihmojë në tejkalimin e sanksioneve financiare nga Washingtoni.

Skeptikët thonë se gjendja financiare e Venezuelës ka gjasa të limitojë interesin e investitorëve, ndërsa departamenti i Thesarit në SHBA ka paralajmëruar se do të shkelë sanksionet kundër vendit.

Qeveria e Venezuelës nuk ka ofruar detaje të plota për monedhën, por këshilluesit e qeverisë kanë rekomanduar shitjen e 38.4% të monedhës në një ankand privat.   Venezuela ndodhet në vështirësi ekonomike prej inflacionit të lartë dhe mungesës së ushqimeve dhe barnave.

Maduro thotë se qeveria e tij është viktimë e një lufte ekonomike të udhëhequr nga politikanët e opozitës, të cilët janë mbështetur nga qeveria e SHBA.

Sanksionet e vendosura vitin e kaluar nga Washingtoni bllokojnë investitorët dhe bankat amerikane për të blerë borxh të ri të Venezuelës, duke ndaluar vendin në nevojë që të marrë hua në mënyrë që të shpëtojë nga rënia e valutës apo rifinancojë borxhin ekzistues.

Scan Tv,  22.02.2018