Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Moti i keq, OSHEE: Disa fshatra në Korçë pa energji

Moti i keq, reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë shkaktuar problem në disa vende të Shqipërisë. Kështu sipas njoftimit të OSHEE në rajonin e Korçës disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, pasi janë dëmtuar disa traversa në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët.

“Nga informacionet në terren konstatohet se në rajonin Korçë ka këputje në përcjellësa, janë rrëzuar shtylla dhe janë dëmtuar traversa në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët në zonën e Lozhanit, Vithkuq, Potgozhan dhe Cërvenakë”,thuhet në njoftim.

Si pasojë e bllokimit të rrugëve nga bora, OSHEE njofton se duhet shumë kohë për riparimin i defekteve në fidera.

Scan Tv,  16.02.2018