Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Biçikletat elektrike, ja modelet më të mira

Faqja franceze Sport & Style ka publikuar klasifikimin e biçikletave elektrike më të bukura në botë.

Falë teknologjive gjithnjë e më të sofistikuara dhe ndërgjegjësimit në rritje ndaj mjedisit, po rritet edhe numri i metropoleve ndërkombëtare që po përdorin biçikletat elektrike.

Faqja franceze “Sport & Style” ka bërë klasifikimin e biçikletave elektrike më të bukura në botë.

 

 

SpaBicycle

Në vend të parë është SpaBicycle, një biçikletë, struktura e së cilës është e përbërë nga fibra karboni e projektuar nga kompania italiane Societa Piemontese Automobili (SPA). Shumë elegante, ky model imiton stilin e një ciklomotori të viteve ‘50 dhe arrin 45 km/h. Çmimi: 11 mijë euro.

Lithium Cycles Super 73 Electric

Në vendin të dytë gjejmë Lithium Ciklet Super 73 Electric, e cila duket si një motor i vogël, stili i Kalifornisë i viteve 70’. Ajo ka rrota shumë të mëdha dhe asistencë elektronike. Çmimi: 1.999 euro.

Peugeot eF01

Në vendin e tretë, francezja Peugeot eF01, e veshur në alumin, e lehtë dhe kompakte. Përthyhet në vetëm 10 sekonda me tre lëvizje dhe mund të futet në metro ose në autobus lehtësisht. Biçikletën mund ta gjeni në pikat e shitjes së Peugeot. Çmimi: 1.999 euro.

Apollo Fixie

Në vend të katërt, Apollo Fixie, një biçikletë elektrike në stilin retro, e cila e fsheh baterinë e saj në një çantë lëkure poshtë shalës. Edhe motori është i montuar gjithashtu në pjesën e pasme, arrin 30 km/h. Çmimi: 1.490 euro.

Noordung Angel Edition

Noordung Angel Edition është një biçikletë elektrike struktura e së cilës është e përbërë nga fibra karboni, e cila mund të lidhet me smartphone dhe të transmetojë muzikë nëpërmjet dy altoparlantëve. Çmimi: 8 mijë euro.

Maison Tamboite

Në vendin e gjashtë, modeli parisien MaisonTamboite, e cila është një biçikletë elektrike me shalë dhe timon në lëkurë dhe strukturë të realizuara me porosi. Kjo biçikletë e stilit retro kushton 15 mijë euro.

Velair Batbike

Në vend të shtatë është Velair Batbike, e stilit mountain bike, me rrota të gjera 66 cm. Kjo biçikletë elektrike është e përshtatshme si kur ecën në borë ashtu edhe mbi rërë. Çmimi 2.700 euro.

Avionics V1

Në vendin e tetë gjejmë Avionics V1, që i ngjan në mënyrë të jashtëzakonshme një motori të fillimshekullit XX. Kjo biçikletë, me një trup prej çeliku, është projektuar në Krakov, nga një grup inxhinierësh polakë aeronautikë. Mjeti arrin deri në 50 km/h.

Velair Bikin’ Time

Në vendin e nëntë është “Velair Bikin’ Time”, një biçikletë elektrike e prezantuar nga kompania franceze Velair, në platformën Kickstarter. Biçikleta ka një bateri shumë të vogël dhe të lehtë e cila ndodhet në një çantë lëkure, ndërsa motori është i integruar në rrotën e pasme. Trupi, rrotat, gomat dhe shalën mund t’i personalizoni. Çmimi: 1.700 euro.

Moustache Bikes, Tandem Samedi 27X2 Trekking

Top 10 mbyllet nga francezja Moustache Bikes, Tandem Samedi 27X2 Trekking, e cila është e përshtatshme për udhëtime të gjata. Biçikleta është e pajisur me goma të gjera dhe një trup prej alumini, në të cilën janë të integruara dy bateri. Moustache Bikes arrin në rreth 100 km/h. Çmimi: 4 mijë euro.

eBfolding

eBfolding nuk bën pjesë në dhjetë biçikletat më të mira të përzgjedhura nga faqja “Sport &Style”. Biçikleta elektrike eBfolding është prodhuar nga grupi italian Askoll. E përthyeshme, me cilësi të shumta dhe kompakte, ajo është biçikleta ideale për të lëvizur në qytete të mëdha. Ajo përshkon 70 km dhe arrin shpejtësinë 25 km/h.

Corriere della Sera,  13.02.2018