Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Musk: Tesla do bëhet kompani trilion dollarëshe

Sipërmarrësi miliarder dhe individualist Elon Musk njihet për ato çka duken si parashikime të “egra”.

 

Parashikimi i fundit i drejtuesit të Tesla erdhi para disa ditësh, si pjesë e njoftimit për një marrëveshjeje të re me pagesë, e negociuar për kompaninë e makinave elektrike – Musk do të paguhet vetëm nëse Tesla godet objektivat e egra të kapitalizimit të tregut dhe operacioneve.
Musk tha: “Aktualisht shoh potencialin e Tesla për t’u bërë një kompani triliona dollarëshe brenda 10 viteve”. Këtë parashikim e bëri për Andrew Ross Sorkin të CNBC dhe “The New York Times”.

Sorkin nënvizon se, Tesla vlen sot 59 miliardë dollarë. Nëse Musk do të rriste Tesla-n deri në objektivin e 650 miliardë dollarëve, siç e përshkruan në planin e tij të pagesës, 350 miliardë dollarët e parashikuar nga vetë Musk – do ta bënte shoqërinë e makinave elektrike një nga pesë kompanitë më të mëdha të Shteteve të Bashkuara, sipas vlerësimeve aktuale, – tha Sorkin. Edhe kapitalizimi i tregut prej 650 miliardë dollarësh është “një shifër që shumë ekspertë vështirë se do ta besonin”, – shkruan Sorkin.
Por, pas “bastit” miliarda dollarësh të Musk, le të hedhim një vështrim më poshtë te disa nga parashikimet e tjera ekstreme që ai ka bërë në vitet e fundit.

Revista Monitor,  12.02.2018