Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE ndërhyn me gomone, rikthehet energjia në Lazarat

Reshjet e dendura të tre ditëve të fundit sollën prurje të ujit në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, duke sjellë kufizim të furnizimit në disa zona.

Fshati Lazarat në Gjirokastër ishte ndër zonat e prekura, ku si rrjedhojë e daljes së lumit Drino u dëmtuan dy shtylla të tensionit të mesëm, pjesë e fiderit “Lazarat”, që lidhet me NST/Gjirokastër e Vjetër.

Gjysma e fshatit qëndroi për disa orë pa energji elektrike, dhe siç shihet nga pamjet, u desh ndërhyrja me gomone për të kaluar linjën në anën tjetër të lumit.

Aktualisht fshati mori energji elektrike, ndërsa ne rang vendi situata paraqitet tejet normale. OSHEE nënvizon faktin se në kushtet e reshjeve të shiut dhe prezencës së ujit në objekte dhe linja elektrike, bazuar mbi standardet ndërkombëtare, është e detyruar te stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme për të evituar rreziqet e mundshme në popullatë dhe përkeqësim te defekteve.

Shqiptarja.com  06.02.2018