Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kufizime në furnizimin me ujë, shkak energjia

Kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar përmbytje në N/Stacionit Elektrik të Kasharit e për pasojë stacionet e pompimit të Bërxullit, CocaCola dhe Laknas janë përkohësisht jashtë funksionit për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Kështu thuhet në një njoftim të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ku ndër të tjera theksohet se po nga reshjet e dendura është shkaktuar turbullirë në Liqenin e Bovillës e për pasojë impianti i përpunimit të ujit i Bovillës momentalisht nuk është në funksion.

Për pasojë do të ketë kufizime të furnizimit me ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe përmirësimit të situatës në:

Kinostudio, Xhamlliku, Allias, Pazari i Ri, Rr. “5 Maji”, Laprakë, Rr. e “Kavajës”, Rr. e “Durrësit”, zona e “Vasil Shanto” dhe Yzberisht.

“Burimet e tjera po punojnë me kapacitet të plotë. Stafi i Ujësjellësit që nga mbrëmja e djeshme, është duke monitoruar çdo 15 minuta nivelin e turbullirës në liqenin e Bovillës, gjithashtu kemi marrë masat duke furnizuar në mënyrë të pandërprerë të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë sidomos spitalet, në mënyrë që ky problem të mos ndikojë në ecurinë normale të punës së tyre. Kemi në dispozicion 20 bote që furnizohen në stacionet tona me ujë të pijshëm dhe shpërndahen në mënyrë të organizuar.

Deri tani kemi kryer mbi 50 furnizime me ujë në QSUT, Spital Ushtarak dhe Maternitete, duke bërë të mundur që të gjitha këto institucione të mos e ndjejnë në mënyrë absolute reduktimin e furnizimit me ujë”.

Në përfundim të njoftimit, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka një apel për të gjithë qytetarët që të përdorin me kujdes dhe të kursejnë ujin deri në kapërcimin e situatës emergjente të shkaktuar nga kushtet atmosferike.

Scan Tv,  01.12.2017