Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investimet në energji në Evropën Juglindore

Në kuadër të zgjerimit të industrisë së energjisë, Turqia parashikohet të investojë rreth 141.6 miliardë euro në këtë sektor, sipas një raporti të Institutit të Energjisë për Evropën Juglindore (IENE).

Në raport thuhet se Turqia është lider në rajon në drejtim të investimeve dhe kërkesës për energji. Po sipas tij, kjo shumë e madhe do investohet deri në vitin 2025.

Duke mbuluar 13 vende në rajon, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Qiproja, Maqedonia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia, raporti i IENE theksoi pozitën e Turqisë në rajon.

“Turqia del si një faktor dominues në formimin e kërkesës përfundimtare të energjisë së rajonit, kjo është e kuptueshme pasi ekonomia e saj po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe ekspozon ritme relativisht të larta rritjeje gjatë viteve në krahasim me pjesën tjetër të Evropës Juglindore”, thuhet në raport.

Sa i përket vlerësimeve të kërkesës për energji, kërkesa përfundimtare e energjisë së vendit do të rritet nga 52 për qind në vitin 2020 në 60 për qind në 2050, ndërkohë që shumica e vendeve në rajon parashikohen të përjetojnë një rritje ose rënie prej 1 për qind të energjisë.

Raporti IENE shqyrtoi investimet e energjisë nga viti 2016 deri në vitin 2025 në përputhje me dy skenarë. Skenari më i keq parashikon që 267 miliardë euro do të investohen në sektorin e energjisë në të gjithë Evropën Juglindore, ndërsa skenari më i mirë parashikon një investim prej 321 miliardë eurosh në industri.

Sipas raportit, Turqia kryeson vendet e tjera në projektet e energjisë në aspektin e investimeve të bazuara në vend. Skenari më i keq për Turqinë përshkruan se vendi do të ndajë rreth 124.9 miliardë euro në investimet energjetike dhe 141.6 miliardë në skenarin më të mirë të parashikuar deri më 2025. Vendi pasohet nga Greqia me një shumë prej 23.3 miliard euro deri 30.2 miliardë euro investimi në energji.

Scan Tv,  20.11.2017