Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta kapërcen pragun

Për të parën herë në dy vite, çmimet e naftës kanë kaluar pragun e 60 dollarëve për fuçi. Ishte pikërisht bençmarku ndërkombëtar, Brent i Londrës që kaloi pragun, që shihet më shumë si psikologjik. Diçka e tillë u realizua pas disa përpjekjeve të shkuara dëm.

Gjatë sesionit të së Premtes, nafta Brent e Londrës preku kështu nivelin e 60.43 dollarëve për fuçi. Prej javësh, çmimet e naftës kanë përqafuar një ecuri pozitive, por vetëm gjatë javës së kaluar, dhe sidomos gjatë dy sesioneve të fundit, çmimet kanë marrë një shtysë domethënëse.

Janë pikërisht bazat e tregut që po nxisin një ecuri të tillë, duke qenë se, sinjalet flasin për një ngushtim të ndjeshëm të hendekut kërkesë-ofertë. Prodhuesit kryesor, sidomos Arabia Saudite dhe Rusia duket se janë të vendosur të shtyjnë edhe me 9 muaj të tjerë marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit, duke nxitur edhe optimizmin në tregje.

Gjithsesi, analistët argumentojnë se, do të jetë e vështirë për naftën që të qëndrojë mbi nivelin e 60 dollarëve për fuçi.

Scan Tv,  28.10.2017