Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makinat me hidrogjen kanë avantazhe të mëdha

Kompania me automjetet më të shitura japoneze, Toyota ndërmori hapin e radhës për një të ardhme me makina elektrike me bateri.

Toyota mendon se si makinat me bateri ashtu edhe ato me hidrogjen, do të jenë të nevojshme për të mbushur hendekun që do të lihet nga makinat me karburant.

Për herë të parë kompania paraqiti makinat me hidrogjen si alternativë e atyre me karburant në 2014 dhe që nga ajo kohë është përhapur në shumë vende të botës.

Megjithatë pas daljes së makinave elektrike, makinat me hidrogjen u “harruan” disi.

Babai i Prius, Uchiyamda thotë se Toyota nuk është kundër makinave elektrike me bateri dhe ka investuar fuqishëm në teknologji të baterive Lithium-ion.

Por gjithashtu shikon avantazhe të mëdha për makinat me hidrogjen të cilat vihen në lëvizje nga elektriciteti i prodhuar nga bashkimi i hidrogjeni dhe oksigjenit.

Një problem i madh i makinave elektrike me bateri është koha e gjatë për tu ngarkuar, deri në 18 orë në disa raste, dhe problemi rritet dita ditës nisur nga nevoja për të përshkuar distanca më të gjata dhe si rezultat i madhësisë së baterive.

Teknologjitë e ngarkimit të shpejtë po avancohen, por të presësh 30-40 minuta, përsëri është shumë.

Sakaq një makinë me hidrogjen mund të furnizohet në vetëm 5 minuta, por kostoja e lartë e prodhimit të tyre dhe mungesa e stacioneve të ngarkimi janë një tjetër problem për Toyota-n.

Kompania ka nisur një bashkëpunim me rivalët Nissan dhe Honda si dhe kompanitë e energjisë si Nippon Oil për të ndërtuar një rrjet pikash furnizimi me hidrogjen, raporton PcWorld.

Toyota Mirai, ende një koncept, do të mund të përshkojë një distancë deri në 500 kilometër në një të ardhme të afërt. Gjithashtu ulja e konsumit dhe rritja e fuqisë janë tjera sfida për Toyota-n.

Kompania beson se një prej tregjeve më shpresëdhënëse për makinën e saj me hidrogjen është Kina. Muajin e kaluar, Shangai bëri publike planet për të promovuar zhvillimin e makinave me hidrogjen duke rritur numrin e stacioneve.

Objektivi i qytetit është vendosja e 30,000 automjeteve me hidrogjen në rrugë brenda 2025-ës.

Scan Tv,  27.10.2017