Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, sesioni i tretë në rritje

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të rënies së rezervave të naftës bruto në SHBA dhe shqetësimeve që kanë të bëjnë me tensionin në Lindjen e Mesme, që mund të dëmtojnë furnizimin.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 58.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 52 dollarëve për fuçi. Tregtarët shprehen se çmimet po mbështeten nga rënie e rezervave të naftës në SHBA dhe luftimet në Irak.

Edhe tensioni politik mes Amerikës dhe Iranit po mbështet çmimet. Rezervat e naftës bruto në SHBA ranë me 7.1 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 13 tetor, në totalin e 461.4 milionë fuçive, deklaroi Instituti Amerikan i Naftës.

Forcat irakiane të sigurisë rimorën qytetin Kirkuk, që zotërohej nga kurdët, por kjo ka shtuar shqetësimet se luftimet do të vazhdojnë, duke bërë që tregut mund  t’i mungojnë rreth 500 mijë fuçi në ditë. Krizës së Irakut i shtohet edhe tensioni mes SHBA dhe Iranit, pasi presidenti Trump refuzoi të certifikojë angazhimin e Teheranit për marrëveshjen bërthamore.

Irani është një prodhues i rëndësishëm i OPEC dhe nëse sanksionet ndërkombëtare ndaj këtij vendi rikthehen, atëherë tregut mund ti mungojnë rreth 1 milion fuçi në ditë. Pjesa më e madhe e naftës iraniane eksportohet drejt Europës.

ScanTv, 19.10.2017