Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Termokos fillon sezonin e ri ngrohës

Ngrohtorja e Prishtinës, Termokos ka bërë të ditur se pas përfundimit me sukses të gjitha testimeve dhe përgatitjeve për një fillim sa më të mbarë të sezonit të ri ngrohës 2017/2018, NP “Termokos” gjatë ditës së djeshme ka nisur të marrë sasitë e para të avullit nga KEK-u për prodhimin e energjisë ngrohëse. Si rrjedhojë, tanimë konsumatorët tanë kanë mundur të ndjejnë ngrohjen nëpër banesat e tyre.

“Paraprakisht departamentet përkatëse kanë përcjellë lëvizjen e temperaturave të ajrit dhe varësisht nga lëvizja e tyre do t’ua përshtatim edhe furnizimin me ngrohje.”

“Në përpjekje të vazhdueshme për të qenë sa më të suksesshëm në përmbushjen e misionit tonë, për të modernizuar shërbimet tona, ju bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë atyre konsumatorëve, që nuk kanë kryer obligimet, që kanë ndaj “Termokos”-it, të shlyejnë borxhet e mbetura në mënyrë që të kenë ngrohje gjatë gjithë sezonit ngrohës”, thekson Termokos.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  16.10.2017