Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, bie prodhimi dhe rezervat e SHBA

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, pasi prodhimi i naftës bruto dhe rezervat në SHBA regjistruan rënie. Këto të dhëna sugjerojnë se, tregu po shkon drejt stabilizimit.

Gjithashtu, edhe të dhënat e forta mbi importet nga Kina kanë mbështetur çmimet. Me angazhimin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës për të ulur prodhimin, analistët shprehen se tregu po shkon me shpejtësi drejt stabilizimit.

Nafta Bruto Amerikane është rritur drejt 51 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 56.7 dollarëve për fuçi. Rezervat e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara ranë me 2.7 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 6 tetor, në totalin e 462.22 milionë fuçive, deklaroi Agjencia për Informimin mbi Energjinë.

Në anën tjetër, prodhimi i naftës ra me 81 mijë fuçi në ditë, në totalin e 9.48 milionë fuçive në ditë. Importet e forta nga Kina, që arritën në një mesatare prej 8.5 milionë fuçi në ditë, në periudhën Janar-Shtator, gjithashtu mbështetët çmimet e naftës. Kina është importuesi më i madh i naftës në botë.

Scan Tv,  14.10.2017