Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Irani ul prodhimin e naftës, çmimet në rritje

Çmimet e naftës janë gjendur nën presion, në fillim të sesionit të sotëm, për shkak të forcimit të dollarit amerikan.

Por, në orët e pasdites, dy bençmarkët kryesorë ju rikthyen fitimeve, për shkak të deklaratës së ministrit iranian të naftës, i cili e cilëson marrëveshjen e OPEC si të pranueshme, por ka bërë thirrje për disa ndryshime.

Kjo përkthehet nga investitorët, se edhe Irani do të respektojë marrëveshjen e OPEC dhe prodhuesve të tjerë të naftës, për uljen e prodhimit me 1.8 milionë fuçi në ditë.

Deri më tani, Irani nuk i është përmbajtur marrëveshjes pasi dëshironte të rifitonte tregun e humbur gjatë periudhës së sanksioneve të perëndimit.

Irani parashikon në mbajë nivelin aktual të eksporteve, prej 2.6 milionë fuçi naftë në ditë, edhe për pjesën e mbetur në vitit 2017.

Gjithashtu, në takimin e së premtes, në Vjenë ministrat e naftës të vendeve anëtare të OPEC deklaruan se, ulja e prodhimit ka ndihmuar në rënien e rezervave globale të naftës, pranë mesatares 5-vjeçare.

Por, gjithsesi, ulja e prodhimit nga OPEC po përballet me rritjen e prodhimit të naftës argjilore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Investitorët në tregun e naftës, do të jenë të fokusuar edhe tek zhvillimet që kanë të bëjnë me Korenë e Veriut.

Të dielën, Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, deklaroi se, presidenti Donald Trump, dëshiron të shmangë një luftë bërthamore me Korenë e Veriut.

Scan Tv,  29.05.2017