Florida, mungesa e energjisë shkakton të vdekur
8 persona kanë humbur jetën në një azil për të moshuarit, në Floridan e mbetur pa energji elektrike, si pasojë e uraganit Irma.
Policia evakuoi të mërkurën rreth 120 banorë të azilit, të cilët kishin filluar të ndjeheshin keq për shkak të mungesës së ajrit të kondicionuar. Temperaturat e ulta ishin 26 gradë celsius të mërkurën, në zonë.
Kryebashkiakja e kontesë Borward, Barbara Sharief tha se 3 persona ishin gjetur të vdekur në azilin Hollywood Hills, ndërsa 5 të tjerë kishin humbur jetën në spital.
10 milionë njerëz vazhdojnë të jenë pa energji elektrike në Florida, Xhorxha dhe në 2 Karolinat, pas uraganit.
Irma, që mori më shumë se 20 jetë njerëzish në Shtetet e Bashkuara, goditi Floridan jugore të dielën në mëngjes, si një stuhi e kategorisë së katërt, përpara se të zbutej në stuhi tropikale, të hënën.
Top Channel, 14.09.2017