Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në rënie, investitorët injorojnë uraganin

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë sesionit të sotëm, duke anashkaluar kështu frikën se uragani Irma do të dëmtojë prodhimin e naftës bruto në shtetet e bashkuara të Amerikës.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 53.99 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.98 dollarëve për fuçi.

Gjatë sesionit të djeshëm, të dy benchmarkët kryesorë u rritën ndjeshëm. Në shtetet e bashkuara të Amerikës ka shqetësim të lartë për pasojat e uraganit Irma, që vjen vetëm pak ditës pas Harvey, që goditi një të pestën e prodhimit në vend.

Scan Tv,  07.09.2017