Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mallrat e akcizës, më shumë lekë në buxhet

Të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë 7-mujorit të këtij viti kanë qenë më të larta se një vit më parë. Kështu referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, rezulton se të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 25.3 miliard lekë, ose 1.9 miliardë lekë më shumë se 7 mujori i vitit 2016, periudhë që kapi vlerën e 23.4 miliardë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria e përgjithshme e Doganave, të gjithë zërat ose mallrat që  tatohen me akcizë  gjatë kësaj periudhe janë me rritje.

Të ardhurat nga taksa e akcizës në vitin që lamë pas shënuan një mosrealizim të ndjeshëm. Ndërkohë që në fillim të  këtij viti qeveria përfshiu për herë të parë në sistemin e akcizës edhe gazin e lëngshëm, si një mundësi për të rregulluar tregun, por pse jo edhe për të rritur të ardhurat në buxhet.

Por duke parë rritjen e importit të mallrave mund të ketë ndikuar rritja e konsumit, dhe e dyta aksioni ndaj informalitetit mund të ketë ndikuar në uljen e evazionit dhe kontrabandës në këtë sektor.

Scan Tv,  07.09.2017