Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Korea e Veriut çorodit çmimet e naftës

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë sesionit të parë të kësaj jave, duke ndjekur kështu trendin e tregjeve të tjera.

Testimi më i fundit bërthamor i Koresë së veriut ka shkaktuar shumë turbullira në tregje, në çdo cep të globit, dhe këtyre turbullirave nuk kishte si të shpëtonin as lëndët e para.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.34 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.30 dollarëve për fuçi.

Ndërkohë, në shtetet e bashkuara të Amerikës ka filluar normalizimi gradual i situatës pas stuhisë Harvey që goditi një pjesë të madhe të vendit.

Harvey goditi më së shumti zonën e Texasit që është edhe vendi më i madh prodhues i naftës në shtetet e bashkuara.

Scan Tv,  04.09.2017