Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpiken mikrobateritë fleksibël

Në të ardhmen, energjia e shpenzuar nga trupi duke bërë aktivitete fizike nuk ka pse të shkojë dëm, ajo do të mund të kthehet në burim për pajisje elektronike.

Një ekip inxhinierësh kanë zhvilluar një testim tek bateritë me qeliza fleksibël, të cilat nxjerrin energji nga djersa dhe janë në gjendje të ushqejnë pajisje të vogla, të tilla si LED dhe radio Bluetooth.

Këto bateri me qeliza organike gjenerojnë 10 herë më shumë energji se çdo bateri ekzistuese. Mikrobateritë janë të pajisura me një lloj enzime e quajtur “Oxidizes”, e cila  bashkohet me “acidin laktik” që gjendet në djersë, dhe në këtë mënyrë prodhojnë energji.

“Ideja fituese mund të jetë kjo,” tha Amay Bandodkar, një nga studiuesit, “pjesa më e madhe e punës ishte të përcaktohej kombinimi më i mirë i materialeve dhe si t’i përdorim ato.”

Në fazën e testimeve, Akademia Kineze e Shkencave lidhi mikrobaterinë në një qark të mbyllur, dhe provuan që ta vendosin në funksion tek një person që i jepte biçikletës. Kjo shpikje rezultoi një sukses, duke ia dalë të ndezë dritën LED.

Bateritë mendohet të bëhen të disponueshme shumë shpejt në formën e ngjitësve, ndërsa energjia e prodhuar mund të përdoret edhe për të karikuar pajisje më të mëdha, siç janë smartphone-ët.

Biobateritë janë më të sigurta se bateritë tradicionale, pasi rikarikohen më shpejt, përdorin burime të rinovueshme energjie (në këtë rast djersa) dhe nuk shpërthejnë, apo lëshojnë kimikate toksike.

Scan TV,  31.08.2017