Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Si merret vërtetimi teknik për subjektet që tregtojnë naftë

Kompanitë që ushtrojnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe nënpodukteve të saj do të duhet të ndjekin një procedurë të re për të marrë vërtetimin teknik.

Një urdhër i ri i Ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri sjell në vëmendje ndryshimet që do të pësojë procedura dhe si do të veprojnë bizneset për të marrë vërtetimin teknik.

Ky dokument është i nevojshëm që të disponohet pasi është evidencë që subjekti respekton normat dhe kushtet teknike në instalimet teknologjike (terminale, detare, dhe hekurudhore, depozita, magazina për vajra dhe lubrifikantë, stacione karburanti njësi të lëndës djegëse).

Nga ana tjetër arsyeja e lëshimit të tij lidhet me miratimin e kartës teknologjike, miratimin e projektit teknologjik, miratimin e skemës teknologjike.

Procedura dhe dokumentacioni

Sipas urdhrit për t’u pajisur me vërtetimin teknik për herë të parë subjekti paraqitet pranë Organit të Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit (OMVK) me një kërkesë dhe një numër dokumentesh që ndryshojnë sipas llojit të subjektit.

Së pari  shoqëritë e tregtimit me shumicë për respektimin e normave dhe kushteve teknike në instalimet teknologjike përfshirë dhe ato të prodhimit të biokraburanteve paraqesin ekstraktin e QKB-së, vërtetim pronësie, lejë përdorimi objekti si dhe një sërë dokumentesh të tjerë në total 12 që renditen në urdhrin e ri.

Së dyti stacionet e tregtimit me pakicë të karburanteve dhe njësive të lëndës djegëse respektimin  e normave dhe kushteve teknike për të cilat kërkohet gjithashtu ekstrakt i QKB, vërtetim pronësie dhe në vijim gjithashtu 12 dokumente në total që mbyllet me dokumentin e regjistrimit të pajisjeve.

Së treti rafineritë e prodhimit të naftës bruto dhe impiantet e përpunimit të nënprodukteve të saj për miratimin e kartës teknologjike, projektit dhe skemës teknologjike. Edhe në këtë kategori kërkohet një listë e plotë dokumentesh dhe verifikimesh.

Organet e Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit raportojnë në bazë mujore të rregullt pranë ministrisë për aplikimet e paraqitura nga subjektet dhe statusin e aplikimit lidhur me miratimin.

Revista Monitor,  30.08.2017