Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Harvey” rrëzon prodhimin e naftës

Përmbytjet që ka shkaktuar uragani Harvey në një shkallë të gjerë në shtetet e bashkuara të Amerikës kanë gjeneruar një shkurtim të ndjeshëm të prodhimit të naftës. Kjo ka shkaktuar një rritje të çmimeve të naftës.

Në trendin e çmimeve ka pasur ndikim edhe rënia e prodhimit në Kolumbi dhe Libi. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.18 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46.87 dollarëve për fuçi.

Gjatë javëve të fundit, hendeku mes dy benchamrkëve kryesorë është zgjeruar ndjeshëm, në më shumë se pesë dollarë për fuçi. Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm pritet të vazhdojnë edhe gjatë mesjavës. Në Shtete e Bashkuara ka 141 rafineri nafte, dhe Texasi ku është edhe epiqendra e stuhisë strehon 30 prej tyre.

Scan Tv,  29.08.2017