Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbulohet shkaku i ndërprerjes së energjisë në Jalë

Mbrëmjen e djeshme për gati një orë zona Jal- Livadh- Vuno ka mbetur pa energji elektrike.

Operatori i SHpërndarjes së Energjisë Elektrike informoi sot shkaku e mungesës së energjisë elektrike nga ora 22:00 deri rreth orës 23:00.

“Një person i papërgjegjshëm hodhi mbi linjen 10 kV një tel prej hekuri, duke sjellë shkëputjen e energjise elektrike” informohet në njoftimin për shtyp.

Nuk dihen shkaqet e ketij veprimi, por OSHEE bëri kallëzimin në polici për gjetjen e autorit. Dyshohet të jetë kryer dhe nga ndonjë person të cilit i janë prerë dritat për shkak të mos pagesës dhe për “hakmarrje” ka dëmtuar linjën 10 kv.

Ora News,  08.08.2017