Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Të gjithë drejt energjisë diellore

Vijoni interes i lartë i sipërmarrjeve shqiptare për të ngritur parqe fotovoltaike në të gjithë vendin. Energjia diellore ka marrë vëmendje të madhe, që pasi qeveria vendosi si synim prodhimin e energjisë nga burime alternative, në mënyrë që të reduktohet varësia e Shqipërisë nga energjia hidrike, e cila aktualisht zë pothuajse 100% të prodhimit.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftonse shoqëria “Hydro Valbona” Sh.P.K. ka shprehur interesin pranë këtij institucioni për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet 2 MW, në zonën në perëndim te fshatit Topoje të Fierit.

Kompania me eksperiencë në fushën e prodhimit dhe shitjes së energjisë elektrike kryesisht nga hidrocentralet kërkojnë të bëjë një investim me vlerë 2.4 milionë euro.

Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej 20 mijë metrash katrorë pranë këtij fshati.

Në rast miratimi të projektit, ndërtimi dhe operimi i këtij parku fotovoltaik do të jetë tërësisht me shpenzime të shoqërisë së interesuar, ndërsa shteti shqiptar do ta mbështesë këtë iniciativë duke caktuar një çmim minimal për blerjen e energjisë.

Sipas gjetjeve të studimit për krijimin eskemës mbështetëse për energjinë e diellit dhe të erës, ky çmim për vitin 2017 do të ishte 100 euro për MWh, ndërsa do të zbriste në 50 euro për MWh deri në vitin 2050.

Vetëm pas miratimit të kësaj skeme, pranë MEI kanë mbërritur të paktën 6 shprehje interesi për të ndërtuar parqe fotovoltaike, pasi janë edhe më të leverdishme se prodhimi i energjisë nga era në rastin e vendit tonë.

Scan Tv,  01.08.2017