Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia diellore ende pa çmim

Ndërsa ka dhënë disa licenca për ndërtimin e parqeve fotovoltaike, Qeveria nuk ka ende një formulë për llogaritjen e çmimit të energjisë së prodhuar përmes kësaj teknologjie. Përmes një vendimi të miratuar më 7 korrik, Këshilli i Ministrave urdhëron nisjen e procedurave për krijimin e një formule të përshtatshme të llogaritjes së çmimit me të cilin do të blihet energjia nga impiantet diellore dhe ata të erës.

Në vendim sqarohet se ekziston aktualisht një metodologji për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vogla, por se bëhet fjalë për një material shpjegues dhe jo një formulë e mirëfilltë.

Në vendim, Këshilli i Ministrave ngarkon Entin rregullator t’i kërkojë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë sqarim dhe saktësim të referencave të kuadrit ligjor rregullator, për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vogla, të rinovueshme nga dielli dhe era.

Scan Tv,  31.07.2017