Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, kontrolle për vjedhjen e energjisë

Dy persona janë arrestuar sot në flagrancë pasi u konstatuan se kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Shërbimet policore të Komisariatit Nr.3, në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së, kanë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u arrestuan në flagrancë:
– Ndoc Prrroni, 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në shtëpinë e tij, u gjetën  lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
– Xhemail Toci, 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi biznesin privat në pronësi të tij, u gjet lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Ndërkohë si rezultat i këtij aksioni u arrestuan edhe dy persona të tjerë në Shkodër po për të njëjtën akuzë.
– Melazim K., 22 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër, u arrestua pasi në Bar – Restorantin në pronësi të tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte .

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e38 vjeçarit me inicialet  V.M. , 38 vjeç, banues në Kosovë (provizor në Velipojë)

Në plazh Velipojë, në dyqanin Piceri të tij , u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike që e furnizonte.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të proceduar të lartpërmendur, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Shqiptarja.com  20.07.2017