SHBA-OPEC po rrisin prodhimin
Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë sesionit të sotëm, pas raportimeve më të fundit që flasin për një rritje të prodhimit në shtetet e bashkuara të Amerikës.
Edhe të dhënat që flasin për një rritje të prodhimit nga vendet e OPEC kanë pasur ndikim në trajektoren e çmimeve.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.63 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46.20 dollarëve për fuçi.
Që prej fillimit të këtij viti, çmimet e naftës kanë humbur 15% ët vlerës së tyre, duke u kthyer në një prej lëndëve të para me performancën më të dobët gjatë vitit.
Scan Tv, 19.07.2017