Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbahet Kongresi botëror i naftës

Në Stamboll të Turqisë ka filluar punimet kongresi i 22-të botëror i naftës, më i madhi në llojin e tij në sektor.

Kjo është hera e parë që kongresi zhvillohet në Turqi. Tre vite më parë u zhvillua në Moskë.

Pjesëmarrës të kongresit do të jenë rreth 5000 delegatë. Mes tyre është edhe kryeministri i vendit Edi Rama, por edhe Presidenti i Serbisë Alexandar Vucic. I pranishëm është edhe kryeministri bullgar, Borisov.

Presidenti Erdogan ka parashikuar një drekë të përbashkët me krerët e shteteve. Pas takimit të Dielën me presidentin Erdoagn, kryeministri Rama do të pritet në një takim edhe nga homologu i tij, Binali Yildirim.

Kongresi botëror i naftës zhvillohet nga këshilli që mban të njëjtin emër, çdo tre vite. Ky këshill numëron 70 vende anëtare, dhe Shqipëria nuk është një prej tyre, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit janë.

Pjesëmarrja e kryeministrit të vendit në këtë kongres ndoshta mund të përkthehet në një anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë në këtë këshill.

Kongresi i Stambollit përfshin edhe një ekspozitë gjigande për sektorin.

Scan  11.07.2017