Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Task Forcë për energjinë, shoqërohen 3 biznesmenë

Pesë persona, mes të cilëve tre biznesmenë janë shoqëruar në polici për lidhje të paligjshme të energjisë.

OSHEE bën të ditur se grupet task force kanë kryer kontrolle në Shkodër, Burrel dhe Tiranë.

Në Tiranë, kontrollet jane fokusuar në aksin Vaqarr-Pezë-Ndroq, si dhe Qesarak, Sauk dhe në zonën e Kamzës dhe Laprakës.

Si rezultat i këtij aksioni në te trija rajonet e lartpërmendura, janë shoqëruar në polici 5 shtetas, tre prej tyre biznesmenë (3 në Shkodër, 1 në Mirditë dhe 1 shtetas në Tiranë).

Më herët, gjatë 24 orëve të fundit, në Fier janë shoqëruar në polici 4 abonentë, për vjedhje të energjise elektrike.

Kryesisht, mekanizmi i përdorur është ndërhyrja në matës, duke ulur abuzivisht konsumin. Aksioni vijon në të gjithë vendin ku priten të tjera arrestime

Top Channel,  07.07.2017