Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA dhe OPEC rrisin prodhimin

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% gjatë sesionit të fundit të kësaj jave, menjëherë pas publikimit të të dhënave të fundit që flasin për një rritje të ndjeshme të prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Luhatshmëria në tregjet e naftës ka prekur tashmë nivele alarmante, dhe askush nuk është në gjendje të parashikojë ecurinë e trajektores së çmimeve. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 47.50 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane zbriti nën 45 dollarë, në 44.94 dollarë për fuçi.

Të dhënat e fundit që vijnë nga tregu flasin gjithashtu për një rritje të prodhimit nga vendet e OPEC, pavarësisht se janë angazhuar për të kundërtën.

Scan Tv,  07.07.2017