Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie konsumi botëror i naftës dhe gazit

Sipas raportit mbi zhvillimin botëror të energjisë në vitin 2017, lëshuar nga Akademia e Shkencave Sociale e Kinës, zhvillimi i energjisë në botë ka hyrë në një periudhë të re për furnizimin global me naftë dhe gaz natyror.

Aktualisht, rezerva dhe prodhimi i naftës dhe i gazit janë në rritje të vazhdueshme, por shpejtësia e rritjes së konsumit është më e ngadaltë dhe ka prirje rënieje në të ardhmen.

Në të ardhmen, parashikohet se do të ketë tepricë furnizimi me naftë dhe gaz natyror si dhe do të ketë ndryshime në situatën e tanishme të tregut të naftës dhe të gazit.

Sipas raportit, ShBA-ja ka zëvendësuar gradualisht OPEC-un dhe ka ndikuar kërkesë-ofertën e tregut të naftës.

Aktualisht, oferta në tregun e naftës është në rritje, ndërkohë që kërkesa mbetet e njëjtë, duke prishur ekuilibrat në treg.

Nga raporti, rezerva e gazit natyror do të arrijë në 5 trilionë metër kub deri në vitin 2030 me një rritje vjetore në afro 3%. Sidoqoftë kërkesa në Kinë, Indi, dhe në disa vende dhe rajone të tjera, do të ketë një rritje mbi 3%, ndërsa në Europë dhe ShBA nuk do ta tejkalojë 1%. Shtimi i furnizimit me gaz do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  28.06.2017