Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përmbyset trendi i naftës

Çmimet e naftës përmbysën trendin e sesioneve të kaluara gjatë së mërkurës, duke i dhënë fund 4 ditëve me radhë në rritje.

Në trajektoren e çmimeve gjatë ditës së sotme ka pasur ndikim një raport i fundit që vjen nga shtetet e bashkuara të Amerikës, e që flet për një rritje të mëtejshme të prodhimit të naftës në vend.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 46.59 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 44.09 dollarëve për fuçi.

Gjatë javës së kaluar, të dy benmchmarkët kryesorë kanë rifituar ndjeshëm terren, rreth 2 dollarë.

Të dhënat e fundit që vijojnë nga tregu fizik tregojnë se, mbingarkesa që zgjat prej tre vitesh është shumë larg eliminimit. OPEC është e paaftë të ngushtojë hendekun kërkesë-ofertë.

Scan Tv,  27.06.2017