Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta prek nivelin më të ulët

Tregjet e naftës vijojnë të qëndrojnë pranë nivelit më të ulët të 7 muajve të fundit, në një kohë që investitorët janë fokusuar tërësisht te rritja e ofertës globale dhe tkurrja e kërkesës.

Diçka e tillë po minon tërësisht përpjekjet e OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 46.93 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane 44.17 dollarëve për fuçi.

Gjatë së Hënës, të dy benchmarkët kryesorë u mbyllën me nivelin më të ulët që prej 29 Nëntorit të vitit të kaluar.

Ekspertët shprehen se shenjat për të ardhmen e tregut në terma afat-shkurtër dhe afat-mesëm nuk janë aspak premtuese.

Scan Tv,  20.06.2017