Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbingarkesë në tregje, OPEC nuk ndihmon

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë sesionit të sotëm, duke nxitur naftën brent të zbresë sërish nën nivelin e 50 dollarëve për fuçi.

Tregu i naftës vijon të mbetet i mbingarkuar dhe tensionet e fundit nuk po ndihmojnë aspak në balancimin dhe qetësimin e tregut.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 49.95 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.02 dollarëve për fuçi.

Pikërisht hendeku i theksuar kërkesë-ofertë është faktori kryesor që po shtyn tregun në dobësi, pavarësisht se OPEC dhe prodhues të tjerë janë angazhuar për të ngushtuar këtë hendek nëpërmjet shkurtimit të prodhimit.

Ekspertët dhe investitorët shprehen të zhgënjyer nga përpjekjet e OPEC dhe Rusisë, pasi sipas tyre, kjo strategji nuk është aspak e mjaftueshme.

Scan Tv,  07.06.2017